Vendimi i Ollgës për të jetuar me Melin vajzën e saj që punon si ndihmësmjeke fshati kthehet në situata plot peripeci. Pas një panairi të tërë letërkembimi për të gjetur një dhëndër qyteti Ollga i prezanton Melit, Koçin që hiqet si artist i vërtetë. Por Meli ka rënë në dashuri me Bujarin dhe nuk shkulet nga fshati.