Ekranizim i romanit me të njëjtin titull. Mësuesi i fshatit ka përballë një kryeplak fanatik, priftin Engjëll dhe një kapter policie që i shkaktojnë shumë vështirësi në punën e tij për edukimin e fëmijëve. Malësorët e varfër gjënden midis dilemave pasi ata kanë qënë të detyruar tu nënshtrohen bestytnive dhe pushtetit të dekompozuar. Kryeplaku dhe kapteri bëjnë plane për të vrarë mësuesin.