MIRESEVINI NE FAQEN TONE

JU UROJME SHIKIM TE KENDSHEM - www.filmishqip.blogspot.com.

MIRESEVINI NE FAQEN TONE

JU UROJME SHIKIM TE KENDSHEM - www.filmishqip.blogspot.com

MIRESEVINI NE FAQEN TONE

JU UROJME SHIKIM TE KENDSHEM - www.filmishqip.blogspot.com

MIRESEVINI NE FAQEN TONE

JU UROJME SHIKIM TE KENDSHEM - www.filmishqip.blogspot.com

MIRESEVINI NE FAQEN TONE

JU UROJME SHIKIM TE KENDSHEM - www.filmishqip.blogspot.com

Pages

DHURONI DICKA PER 100 VJETORIN E SHQIPERIS

DONATION FOR ALBANIA

1 Miljon Euro

Eshte nje film qe flet per nje shqiptare i cili eshte kthyer nga Amerika dhe qe do te investoj ne Kosove.Por gjate rruges i dalin nje sere problemesh.

Apasionata

Motivi kryesor i sonatës së famshme “Apasionata” të Ludvik Van Bethoven nga një punë diplome bëhet lajtmotiv në dashurinë e Mirës studente e pianos dhe Arturit student i pikturës i cili nuk është vërtet i dhënë pas pikturës por e bën shkollën për t’i bërë qejfin të atit një njeri me rëndësi në një ministri. Më pas konfliktet zgjidhen dhe Arturi gjen vendin e vet në jetë.

Asgje Nuk Harrohet

Ngjarjet e filmit zhvillohen në ditët e sotme por sillen edhe ngjarje nga e kaluara për të hedhur dritë në fakte dhe karaktere të ndryshme. Një i riatdhesuar vritet në një qytet të vogël. Askush nuk e di kush është vrasësi. Krye hetuesi e merr përsipër këtë ngjarje dhe ia del të zbulojë shkaqet e krimit.

Ata ishin kater

1944… Po afrohet liria. Në prag të Kongresit të Përmetit katër partizanë marrin detyrë të çojnë tek partizanët një këngë. Partizanit Mete i duket kjo një detyrë e çuditëshme. Para se të arrijnë në destinacion katër partizanët bien në përpjekje me gjermanët.

Balada e Kurbinit

Ushtarë që nisen në luftë si mercenarë dhe kthehen të vdekur. Vajza që presin e presin dhe më në fund martohen me të tjerë. Një vezir mundohet të marrë një grua të re të bukur dhe indiferente e cila gjendet midis burrit me të cilin u martua e lodhur nga pritja e gjatë dhe burrit që më në fund u kthye.

Balle per balle

Ekranizim i romanit të Isamil Kadaresë “Dimri i madh”. Besnik Bermema ishte përkthyes në konferencën e partive komuiste të mbajtur në Moskë në vitin 1961. Ai ishte dëshmitar i thyerjes më të madhe midis dy partive komuniste që i përkisnin respektivisht një kombi të madh dhe një kombi të vogël. Ngjarjet dramatike në konfliktin ushtarak ndodhin në një bazë detare në territorin Shqiptar në Pashaliman të cilën Sovjetikët nuk arrtitën ta përvetësonin.

Beni ecen vete

Benin nuk e lejojnë të luajë jashtë mureve të shtëpisë.Xha Thomai që vjen nga fshati e merr me vete dhe për herë të parë Beni gjendet pa kujdesin e prindërve.Beni për herë të parë jeton në një familje fshatare ku i duhet të mësojë shumë gjëra të reja.Një natë Beni mbetet i vetëm në mes të pyllit por tashmë ai fillon të zbulojë një jetë shumë pranë natyrës.

Brazdat

Marta është një vajzë e re energjike e cila fiton simpatinë e të gjithëve kur vendos të bëhet traktoriste. Në fillim burri i saj Ademi i cili do ta ketë Martën shoqe pune dhe do të ngasin të njëjtin traktor e inkurajon këtë dëshirë të Martës. Por më pas familja e re ka probleme Marta zbulon karakterin e vërtetë të Ademit i cili jepet shumë pas interesave vetjake.

Cifti i lumtur

Një komedi për jetën e viteve ‘70. Dy të rinj që vijnë nga besime të ndryshme fetare vendosin të martohen me njëri tjetrin dhe ua bëjnë të njohur dashurinë prindërve të tyre. Në takimin midis dy baballarëve i ati i djalit i rrethuar nga gruaja dhe halla krijon gjithfarë situatash komike pasi nuk e fsheh dot se nuk e do vajzën që vjen nga “një fe tjetër”. Por më në fund dorëzohet.


KLIKONI ME POSHT