Tre vjet pas pushtimit fashist fëmijët krijojnë organizatën e fëmijëve anti-fashistë që e quajtën Debatik (Djemtë e Bashkuar, Anëtarë të Ideve Komuniste). Coli, një djalë i varfër jetim, pranohet në Debatik. Ai arrin të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurth por vritet gjate këtij aksioni. Xha Demiri e gjen të vdekur dhe e merr në karrocën e vet.