Kinokomedi që pason “Zonja nga qyteti” (1976). Ollga përgatitet të shkojë në konferencën e gruas aktiviste ku do të flasë për eksperiencën e saj në lidhje me luftën kundër koncepteve konservative. Gjatë një atmosfere të ngrohtë Ollga i këndon ninullën e parë nipit të saj të porsalindur: “Na ishte njëherë një Ollgë që mbahej si zonjë. Kohët kaluan dhe zonja u bë një nga ne një shoqe nga fshati”.