MIRESEVINI NE FAQEN TONE

JU UROJME SHIKIM TE KENDSHEM - www.filmishqip.blogspot.com.

MIRESEVINI NE FAQEN TONE

JU UROJME SHIKIM TE KENDSHEM - www.filmishqip.blogspot.com

MIRESEVINI NE FAQEN TONE

JU UROJME SHIKIM TE KENDSHEM - www.filmishqip.blogspot.com

MIRESEVINI NE FAQEN TONE

JU UROJME SHIKIM TE KENDSHEM - www.filmishqip.blogspot.com

MIRESEVINI NE FAQEN TONE

JU UROJME SHIKIM TE KENDSHEM - www.filmishqip.blogspot.com

Pages

DHURONI DICKA PER 100 VJETORIN E SHQIPERIS

DONATION FOR ALBANIA

Dasma e Sakos

Ngjarjet e Dasmës së Sakos vijnë përmes mjegullash mesjetare në një qytet fantozmagorik. Nën çatitë e gurta dhe muret kështjellore ndodhin drama të mëdha. Një përzjerje e trembshme gjërash të egra me të brishta urrejtjesh me dashuritë vdekjesh me ripërtëritje. Metaforat marrin të thonë se shpërdorimi i pushtetit ka thelb të njëjtë por shfaqje të ndryshme. Në të gjitha rastet aspirata e vetme e njeriut është liria dhe një jetë me dinjitet të vërtetë njerëzor.

Debatik

Tre vjet pas pushtimit fashist fëmijët krijojnë organizatën e fëmijëve anti-fashistë që e quajtën Debatik (Djemtë e Bashkuar, Anëtarë të Ideve Komuniste). Coli, një djalë i varfër jetim, pranohet në Debatik. Ai arrin të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurth por vritet gjate këtij aksioni. Xha Demiri e gjen të vdekur dhe e merr në karrocën e vet.



Deshmoret e monumenteve

Filmi i parë i xhiruar në bazë ngjarjesh të vërteta të ndodhura gjatë Luftës së Parë Botërore. Një ekspeditë Austro-Hungareze disponon informacione dhe ngre një zonë arkeologjike në qytetin e vjetër Apollonia. Ekspertët e kësaj ekspedite si arkeologu Shniker duan të grabisin monumente të lashta por fshatarët e zonës të udhëhequr nga mësuesi luftojnë për t’i mbrojtur. Austro-Hungarezët ekzekutojnë mësuesin.

Dhe Vjen Nje Dite

Një dramë po ndodh me ekonomistin Llano Bleta. Me pikëpamjet e tij individuale për një jetë më të rehatshme ai gradualisht i pret të gjitha lidhjet me fshatin e tij duke lënduar kështu pa e kuptuar ndjenjat e atyre që e duan më shumë. Ky degradim i moralit etik vihet re gjithashtu edhe në punën e tij.

Dimri i fundit

Gjermanët vijnë mes borës dhe dimrit. Në fshat mbeten vetëm gratë të cilat luftojnë deri sa partizanët e plagosur të strehuar në fshat të tërhiqen më thellë dhe bora të mbulojë gjurmët. Ballë për ballë me gjermanët dhe nën kontrollin e tyre gratë e fshatit të udhëhequra nga nënë Shano dhe nënë Mara nisen në grumbull për të bërë dru por në të vërtetë arrijnë me bukë dhe ushqime të partizanët.

Dollia e dasmes sime

Ekranizim i novelës “Nusja e humbëtirës”. Bela përgatitet të shkojë nuse në shtëpinë e Ganiut të fejuarit të saj që do të dalë partizan në mal. Ngjarjet zhvillohen gjatë udhëtimit të karvanit të nuses i cili gjen rrugës një partizan të plagosur. Ganiu ndihmon partizanin dhe e le Belën në shtëpinë e tij. Bela vendos të dalë partizane që ditën e parë të nusërisë

Dora e Ngrohte

Djaloshi Besim nuk gjen ngrohtësi nga njerku i tij Ahmeti. Ai braktis shkollën dhe bën gabime të rënda. Por është pikërisht dora e ngrohtë e shokëve të klasës dhe e të gjithë shoqërisë që e kthejnë Besimin në jetë.

Duaje emrin tend


Filmi "Duaje emrin tënd" prodhim i vitit 1984. Regjia: Ibrahim MuçoKristaq Mitro, Skenari: Nasi Lera, Producent: Shqipëria e re , Muzika:Thoma Simaku.

Duel i heshtur

Dy persona kapter Rahmiu dhe Islami rrëmbejnë një anije ushtarake për të emigruar në Itali. Ata luftojnë me marinarin Skënder Guri i cili përleshet me ata dhe arrin ta kthejë anijen përsëri në Shqipëri.


KLIKONI ME POSHT