MIRESEVINI NE FAQEN TONE

JU UROJME SHIKIM TE KENDSHEM - www.filmishqip.blogspot.com.

MIRESEVINI NE FAQEN TONE

JU UROJME SHIKIM TE KENDSHEM - www.filmishqip.blogspot.com

MIRESEVINI NE FAQEN TONE

JU UROJME SHIKIM TE KENDSHEM - www.filmishqip.blogspot.com

MIRESEVINI NE FAQEN TONE

JU UROJME SHIKIM TE KENDSHEM - www.filmishqip.blogspot.com

MIRESEVINI NE FAQEN TONE

JU UROJME SHIKIM TE KENDSHEM - www.filmishqip.blogspot.com

Pages

DHURONI DICKA PER 100 VJETORIN E SHQIPERIS

DONATION FOR ALBANIA

1 Miljon Euro

Eshte nje film qe flet per nje shqiptare i cili eshte kthyer nga Amerika dhe qe do te investoj ne Kosove.Por gjate rruges i dalin nje sere problemesh.

Apasionata

Motivi kryesor i sonatës së famshme “Apasionata” të Ludvik Van Bethoven nga një punë diplome bëhet lajtmotiv në dashurinë e Mirës studente e pianos dhe Arturit student i pikturës i cili nuk është vërtet i dhënë pas pikturës por e bën shkollën për t’i bërë qejfin të atit një njeri me rëndësi në një ministri. Më pas konfliktet zgjidhen dhe Arturi gjen vendin e vet në jetë.

Asgje Nuk Harrohet

Ngjarjet e filmit zhvillohen në ditët e sotme por sillen edhe ngjarje nga e kaluara për të hedhur dritë në fakte dhe karaktere të ndryshme. Një i riatdhesuar vritet në një qytet të vogël. Askush nuk e di kush është vrasësi. Krye hetuesi e merr përsipër këtë ngjarje dhe ia del të zbulojë shkaqet e krimit.

Ata ishin kater

1944… Po afrohet liria. Në prag të Kongresit të Përmetit katër partizanë marrin detyrë të çojnë tek partizanët një këngë. Partizanit Mete i duket kjo një detyrë e çuditëshme. Para se të arrijnë në destinacion katër partizanët bien në përpjekje me gjermanët.

Balada e Kurbinit

Ushtarë që nisen në luftë si mercenarë dhe kthehen të vdekur. Vajza që presin e presin dhe më në fund martohen me të tjerë. Një vezir mundohet të marrë një grua të re të bukur dhe indiferente e cila gjendet midis burrit me të cilin u martua e lodhur nga pritja e gjatë dhe burrit që më në fund u kthye.

Balle per balle

Ekranizim i romanit të Isamil Kadaresë “Dimri i madh”. Besnik Bermema ishte përkthyes në konferencën e partive komuiste të mbajtur në Moskë në vitin 1961. Ai ishte dëshmitar i thyerjes më të madhe midis dy partive komuniste që i përkisnin respektivisht një kombi të madh dhe një kombi të vogël. Ngjarjet dramatike në konfliktin ushtarak ndodhin në një bazë detare në territorin Shqiptar në Pashaliman të cilën Sovjetikët nuk arrtitën ta përvetësonin.

Beni ecen vete

Benin nuk e lejojnë të luajë jashtë mureve të shtëpisë.Xha Thomai që vjen nga fshati e merr me vete dhe për herë të parë Beni gjendet pa kujdesin e prindërve.Beni për herë të parë jeton në një familje fshatare ku i duhet të mësojë shumë gjëra të reja.Një natë Beni mbetet i vetëm në mes të pyllit por tashmë ai fillon të zbulojë një jetë shumë pranë natyrës.

Brazdat

Marta është një vajzë e re energjike e cila fiton simpatinë e të gjithëve kur vendos të bëhet traktoriste. Në fillim burri i saj Ademi i cili do ta ketë Martën shoqe pune dhe do të ngasin të njëjtin traktor e inkurajon këtë dëshirë të Martës. Por më pas familja e re ka probleme Marta zbulon karakterin e vërtetë të Ademit i cili jepet shumë pas interesave vetjake.

Cifti i lumtur

Një komedi për jetën e viteve ‘70. Dy të rinj që vijnë nga besime të ndryshme fetare vendosin të martohen me njëri tjetrin dhe ua bëjnë të njohur dashurinë prindërve të tyre. Në takimin midis dy baballarëve i ati i djalit i rrethuar nga gruaja dhe halla krijon gjithfarë situatash komike pasi nuk e fsheh dot se nuk e do vajzën që vjen nga “një fe tjetër”. Por më në fund dorëzohet.

Dasma e Sakos

Ngjarjet e Dasmës së Sakos vijnë përmes mjegullash mesjetare në një qytet fantozmagorik. Nën çatitë e gurta dhe muret kështjellore ndodhin drama të mëdha. Një përzjerje e trembshme gjërash të egra me të brishta urrejtjesh me dashuritë vdekjesh me ripërtëritje. Metaforat marrin të thonë se shpërdorimi i pushtetit ka thelb të njëjtë por shfaqje të ndryshme. Në të gjitha rastet aspirata e vetme e njeriut është liria dhe një jetë me dinjitet të vërtetë njerëzor.

Debatik

Tre vjet pas pushtimit fashist fëmijët krijojnë organizatën e fëmijëve anti-fashistë që e quajtën Debatik (Djemtë e Bashkuar, Anëtarë të Ideve Komuniste). Coli, një djalë i varfër jetim, pranohet në Debatik. Ai arrin të lajmërojë mësuesin komunist që është në kurth por vritet gjate këtij aksioni. Xha Demiri e gjen të vdekur dhe e merr në karrocën e vet.



Deshmoret e monumenteve

Filmi i parë i xhiruar në bazë ngjarjesh të vërteta të ndodhura gjatë Luftës së Parë Botërore. Një ekspeditë Austro-Hungareze disponon informacione dhe ngre një zonë arkeologjike në qytetin e vjetër Apollonia. Ekspertët e kësaj ekspedite si arkeologu Shniker duan të grabisin monumente të lashta por fshatarët e zonës të udhëhequr nga mësuesi luftojnë për t’i mbrojtur. Austro-Hungarezët ekzekutojnë mësuesin.

Dhe Vjen Nje Dite

Një dramë po ndodh me ekonomistin Llano Bleta. Me pikëpamjet e tij individuale për një jetë më të rehatshme ai gradualisht i pret të gjitha lidhjet me fshatin e tij duke lënduar kështu pa e kuptuar ndjenjat e atyre që e duan më shumë. Ky degradim i moralit etik vihet re gjithashtu edhe në punën e tij.

Dimri i fundit

Gjermanët vijnë mes borës dhe dimrit. Në fshat mbeten vetëm gratë të cilat luftojnë deri sa partizanët e plagosur të strehuar në fshat të tërhiqen më thellë dhe bora të mbulojë gjurmët. Ballë për ballë me gjermanët dhe nën kontrollin e tyre gratë e fshatit të udhëhequra nga nënë Shano dhe nënë Mara nisen në grumbull për të bërë dru por në të vërtetë arrijnë me bukë dhe ushqime të partizanët.

Dollia e dasmes sime

Ekranizim i novelës “Nusja e humbëtirës”. Bela përgatitet të shkojë nuse në shtëpinë e Ganiut të fejuarit të saj që do të dalë partizan në mal. Ngjarjet zhvillohen gjatë udhëtimit të karvanit të nuses i cili gjen rrugës një partizan të plagosur. Ganiu ndihmon partizanin dhe e le Belën në shtëpinë e tij. Bela vendos të dalë partizane që ditën e parë të nusërisë

Dora e Ngrohte

Djaloshi Besim nuk gjen ngrohtësi nga njerku i tij Ahmeti. Ai braktis shkollën dhe bën gabime të rënda. Por është pikërisht dora e ngrohtë e shokëve të klasës dhe e të gjithë shoqërisë që e kthejnë Besimin në jetë.

Duaje emrin tend


Filmi "Duaje emrin tënd" prodhim i vitit 1984. Regjia: Ibrahim MuçoKristaq Mitro, Skenari: Nasi Lera, Producent: Shqipëria e re , Muzika:Thoma Simaku.

Duel i heshtur

Dy persona kapter Rahmiu dhe Islami rrëmbejnë një anije ushtarake për të emigruar në Itali. Ata luftojnë me marinarin Skënder Guri i cili përleshet me ata dhe arrin ta kthejë anijen përsëri në Shqipëri.

Enderr per nje karrige


Një dëshirë e nëndrejtorit Koli është të zëvëndësojë drejtorin që ka dalë pension. Por Kolin e shqetëson mendimi se mos se zë këtë vend Vjollca kryetrarja e degës së planit. Këtë ja vërtetojnë ëndrrat që ai sheh. Shqetësimet e tij dalin realiste. Drejtoreshë vendoset një tjetër punonjëse gruaja e shoferit Meçe.

Era E Ngrohte E Thellesive


Era e ngrohtë e thellësive është film shqiptar i vitit 1982 me regji nga Vladimir Prifti dhe skenar nga Naum Prifti
.

Flaka e maleve

Ky film epik dhe emocional shqyrton jeten e Bardh Sokoli me pasoja, ky emeri ka kuptim Toka e bardh. Nje barut punues i cili jeton ne anen veriore te shqipris nen okupacionin e otoman dhe ne mes luftes se partizanve qe ka zgjatur nje shekull. Filmi fillon me nje vdekje dhe varrosje te djaloshit te ti te vetem si luftëtar, humbja e tij eshte percellur nga i gjith qyteti i tij me Bardhin i cili ishte djali i tij si nje femije adoptiv dhe me ngushëllim dhe si nje shqyrtar per te ndihmuar te prodhoj barut per te shkaktuar nje kurs qe ata te jen rezistent dhe plot me barut qe te vazhdojne luften ne mes partizanve deri sa ata provonin te thynin dhe te jen te tepruar ne menyr qe te terheqnin vëmendje tek informantet dhe te provonin te mbahen dhe te jen fisnik dhe te nderuar.

Flete te bardha


Fletë të bardha film televiziv i prodhuar në Shqipëri , në vitin 1990. Skenari: Natasha Lako, Operator: Thanas Ngjela, Piktor: Myzafer Shkira, Kompozitor: Kujtim Laro (Artist i merituar), Operator zëri: Kristaq Kristo, Drejtor filmi: Ylli Kokona, Grimi: Edmond Lako, Montazhi: Klaudio Sheldia, Piktor kostumesh: Milto Jorgji, Redaktor: Vangjel Leka, Regjisor:Mevlan Shanaj (Artist i merituar)

Fortuna

Lufta e Dytë Botërore. Zana dhe Beni i plagosur kalojnë në situata të vështira si ilegalë në qytet dhe pastaj në burg. Aksionet e tyre sjellin reagime të ndryshme si te avokat Eshtrefi bashkëpunëtor i pushtuesit te Shpresa dhe Vasili dy të rinj antifashistë. Zana dhe Beni bien në dashuri me njëri tjetrin. Filmi ka skena të misioneve angleze dhe sovjetike.

Gjeneral Gramafoni

Në mesin e viteve ’30 fillon penetrimi dhe parapërgatitja e pushtimit Italian të vitit 1939. Halit Berati një klarinetist virtuoz dhe Parandili ftohen nga një sipërmarrës Italian të inçizojnë në pllaka gramafoni meloditë e tyre të cilat do të shiten së bashku me muzikën italiane të kohës së fashizmit. Gjatë kësaj kohe fillojnë grevat e punëtorëve të naftës ku Halil Berati është punëtor.

Gjoleka djali i Abazit

Ngjarjet zhvillohen ne nje fshat te vogel ne Shqiperi rreth viteve 30.Ky vend i izoluar dhe i dominuar nga patriarkalizmi, me te cilen rritet dhe djali i Abazit.
Serveti, nje ish-banor i fshatit kthehet ne fshat mbas emigracionit ne Amerike, duke sjelle me vete nje fryme dhe mentalitet ri ne fshat qe sherbeu dhe per Gjoleken e vogel 10 vjecar si nje frymezim.
Goleka djali Abazit rritet mes ideve te te atit dhe ato te kumbarit te tij Servetit.
Gjoleka simbolizon gjeneratat e reja qe rriten ne realitetin e veshtire qe ofrojne vendet e pazhvilluara.
Filmi me nje realizem te thelle tregon raportet njerzore, dashurine , urretjen, dhe pamundesine per tu integruar ne nje bote tjeter, duke ndertuar keshtu nje autopsi te shoqerive te cuditshme ne te cilat nganjehere bejme pjese te gjithe.


Guna Permbi Tela


Guret e shtepise sime



Lufta e Dytë Botërore… Brigjet jugore të Shqipërisë. Ngjarjet fillojnë fill pas luftës Italo–Greke dhe mbarojnë me kapitullimin e Italisë fashiste dhe pushtimin e Shqipërisë nga Gjermanët Nazistë. Italianët shpërngulin fshatin sepse e akuzojnë se i japin sinjale grekëve. Heroizmi i fshatarëve si mësuesi dr. Leka Seo etj. është tema kryesore e filmit.

Hije Qe Mbeten Pas

Agroni dhe Marjeta po jetojnë një fejesë të lumtur deri në ditën kur në një gjygj të proçeduar nga Agroni dy persona të akuzuar për vjedhje zbulojnë fakte që implikojnë edhe babanë e Marjetës. Agroni vihet në mes të dashurisë së tij dhe detyrës. Pas një dileme ai gjen kurajo dhe vendosmëri të refuzojë dashurinë me interes të së fejuarës së tij.

Horizonte te hapura


Ngjarja bazohet në ngjarje reale në portin e Durrësit ku punon Sokrati, Robert Çamçakizi dhe Urani i cili sakrifikon jetën e tij për të ruajtur bigën gjatë një stuhie.

I teti ne bronx

Në përvjetorin e vdekjes së komisarit Ibrahim Kovaçi shtatë nga shokët e tij të luftës mësuesi Arifi, Alma, dr. Borova, Andoni, Rustemi dhe Xhemali shoqërojnë bustin e komisarit për në fshatin e tij të lindjes ku do t’i dedikohet një ceremoni përkujtimore. Gjatë rrugës secili nga ata sjell në mendje ngjarje të lidhura me jetën dhe luftën e Ibrahimit dhe konfrontimet me antogonistin Sali Protopapa.

Ilegalet





Lëvizja Antifashiste në qytet ka marrë përpjestime të mëdha. Ndërkohë një emisar i SIM-it (zbulimi informativ i ushtrisë Italiane) nën petkun e inxhinier Tostit kërkon të depërtojë në radhët e njësiteve guerile. Por vigjëlenca dhe largpamësia e komunistëve si Besimi e Milo bën që veglat e SIM-it të japin llogari për krimet e bëra.

Intendenti

Në zemër të dimrit një intendent partizan niset për të çuar ushqime në spitalin partizan. Rrugës ndeshet me patrullat gjermane dhe detyrohet të lërë ushqimet në dyqanin e Salos. Kur kthehet përsëri në dyqan Salo i rrëfen se ushqimet ishin grabitur nga ballistët. Intendenti kërkon ndihmën e këshillit antifashist për të gjetur ushqimet e partizanëve dhe kështu zbulon bashkëpunëtorët e armiqve.

Ishte Kohe per Dashuri

Ishte kohe për Dashuri është një film prodhim i "RTSH" dhe "VEDIS +" në bashkëpunim me "SUPERS SONIC RECORDS" në vitin 2004. Është një film që ka tematike aktualitetin shqiptar. Flori është një djalë i ri që jeton në tirane me familjen e tij. Si çdo njeri ai ka shume plane për te ardhmen e tij. Ai lidhet me një vajze që quhet Ada e cila punon në një radio private. Diku është një ish-boksier i cili do te stervise Florin. Flori udhëton në Greqi me ëndrrën e tij por përfundon krejt ndryshe. Ai udhëton drejt Italisë ku zhublon se kishte rene prej e një rrjeti trafikantesh. Kështu ai prish lidhjen me Adan. Me pas futet në rrjetin e Mafias. Kjo është një drame e vërtete shqiptare me emocione te forta ku pasqyrohen dhimbjet e përditshme.

U transmetua në Kinema Millenium 2 për herë të parë në 2004.

Kapedani


Në fshat në krye të kooperativës po komandon një grua dhe xha Sulo i ankohet për këtë shokut të tij Beqo. Kështu fillojnë situatat komike. Ai vendos të kërkojë “të drejtat” e tij në Tiranë ku miku i tij Ropi punon në një post të rëndësishëm. Por xha Sulo gjen në Tiranë jo vetëm nusen e tij balerinë por edhe Beqon bashkë me të cilin zbulon se është i rrethuar nga bota e grave.

Keshilltaret


Fundi i vitit 1943. Të gjithë anëtarët e këshillit antifashist të pranishëm në një ceremoni dasme në fshat arrestohen. Gjermanët kanë arrestuar edhe dhëndërin. Këshillëtarët vihen nën presion për të nënshkruar një deklaratë kundër këshillit antifashist si kusht i vetëm për lirimin e tyre. Ata refuzojnë dhe ndërkohë planifikojnë arratisjen e dhëndërit në rast të një ekzekutimi.

Kolonel Bunker


Kolonel Bunker është një parabolë politike e bazuar në fakte portrete të ngurtësuar mbi të cilat regjimi parnojak terrorizoi popullin tonë. Është viti 1974 dhe tipi Stalinian i qeverisë Shqiptare që ka tjetërsuar virtytin e gjithë qyteteve të botës tërhiqet brenda një lloji izolimi neurotik. Ishte krijuar një program i njohur me emrin “Bunkerizim”. Filmi fokusohet mbi përshkrimin e një burri i cili jeton me ankthe reale. Muro Neto një ushtarak profesionst njihet si “Kolonel Bunker”.

FILMI DO TE PUBLIKOHET SE SHPEJTI



Koncert ne vitin 1936


Një këngëtare e re Donika dhe një pianiste Eleni nisin një turne koncertesh në qytete të vegjël provincialë duke kaluar me pianon e tyre edhe nëpër fshatra. Dy artistet e reja takojnë shumë mikpritës midis të cilëve popullin e thjeshtë dhe autoritetet lokale që kërkojnë të duken oksidentalë por që në thelb janë të konfrontuar me njëri tjetrin.

Liri a vdekje

Komitët të udhëhequr nga Çerçiz Topulli, Mihal Grameno dhe Hajredin Tremishti kthehen në fshat te njerëzit e tyre para se të ekzekutojnë bimbashin turk të Gjirokastrës. Pas kësaj ushtria osmane ndërmerr një fushatë kundër Mashkullorës krahinë e cila kthehet në një lapidar të rezistencës Shqiptare për pavarësi. Vritet barbarisht edhe mësues Hyseni që u mëson fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe.

Lule te kuqe, lule te zeza

Lule të kuqe, lule të zeza' është film shqiptar i vitit 2003 me regji nga Mevlan Shanaj dhe shkruar nga Natasha Lako.

Lulekuqe mbi Mure

Jetimët e një strehe varfnore nën urdhërat e drejtorit dhe kujdestarit të tyre pastrojnë neper rruge,gjate nates, parrullat që komunistet kanë shkruar ne mure, kundër fashizmit. Te nxitur dhe nga nje antetat i kryer kunder nje oficeri italian nga ana e komunisteve ilegale,katër shokë të vegjël Jaçe, Lelo, Bardhi dhe Tomi organizojnë rrëzimin e kujdestarit nëpër shkallë. Nga frika e presioneve të kujdestarit njeri prej jetimeve, i quajtur Sulo,te cilin kujdestari e kishte vene per te spiunuar shoket, përpiqet të kapërcejë muret e jetimores dhe vritet nga patrulla.

Malet me blerim mbuluar


Viti ‘43. Kabo, Jaho si dhe Peliceli një mjek Italian dhe Zeneli i vogël mbajnë në një vig Lilo Laben drejt spitalit partizan. Jaho tregon gjatë rrugës dobësi të veçantë për Lilon. Grupi qëndron në shtëpinë e Safait në natën e dasmës së të birit Birçes. Dhëndëri bashkohet me shokët e rinj. Në pranverën tjetër Jaho dhe shokët e tij kthehen për të marrë Lilon në spital por e gjejnë atë me këmbën e prerë.

Mao Ce Dun

Një film elegant, megjithëse provokues dhe gati gati një komedi e errët. Ky film tronditës shpalos realitetin në një vend komunist në vitet 70 përmes syve dhe veprimeve të zgjuara të një cigani të zakonshëm. Ngjarja zhvillohet në një qytet të vogël në Shqipëri ku përveç jetësës civile të mirë organizuar të banorëve ndeshemi edhe me një komunitet të vogël ciganësh. Rrjedha e qetë e jetës së tyre trazohet nga lindja e një fëmije. Djali i nëntë i familjes cigane do të gëzojë jo vetëm familjen e tij por të tërë komunitetin rom. Në fakt, lindja dhe mirëqenia e tij do të jenë në krye të axhendës së marrëdhënieve zyrtare shqiptaro kineze. E çfarë mund ta trondiste pushtetin e fortë komunist të kohës Epo, lindi një fëmijë.. dhe jo një fëmijë si githë të tjerët.. Emri i tij është Mao Ce Dun. Një Mao Ce Dun cigan i viteve 70.

Mengjese Lufte

Mengjese Lufte eshte filmi shqiptar. Jashte luftes se madhe antifashiste qe beri populli shqiptar nen udheheqjen e Partise Komuniste nuk mbeten as femijet. Gurin, Piron, Milon dhe Tomin i bashkojne lodrat e tyre femijrore. Ky gezim i paket i tyre here pas here trazohet dhe prishet nga hija e rëndë e ushtareve pushtues. Ata e kuptojnë se s’është me koha e lodrve.

Mesonjetorja

Dafina nje grua e re e shkolluar kthehet në qytet për të hapur shkollën e parë për vajzat. Ajo ndeshet me pengesat dhe intrigat e thurura nga kreu i Sanxhakut i cili kërkon rrugë të ndryshme për ta nxjerrë Dafinën nga qyteti. Për të ndaluar përpjekjet e saj për ngritjen e shkollës kleri përpiqet të helmojë dhe çkishërojë Dafinën. Shkollën e djegin. Xhaxhai i saj Stefan Bardhi luftëtari Kajo dhe çifti që e strehon Dafinën e ndihmojnë atë.

Militanti

Film portret mbi jetën e militantit Vasil Shanto. Ngjarjet vendosen në qytetin e Shkodrës ku heroi i filmit Visar Shundi vjen për të ngjallur punën e komitetit rajonal të partisë. Visari jepet si një njeri me cilësi fisnike dhe njeri aksionesh.

Mimoza llastica

Në qendër të filmit është Mimoza një vajzë e vogël kryeneçe dhe e perkëdhelur që jeton në mes të një kujdesi të tepruar. Mimoza ka gjyshen e vet në dispozicion dhe i dëbon vazhdimisht nga shtëpia shoqet dhe shokët e saj u prish atyre të gjithë lodrat deri sa mbetet e vetme dhe e penduar vetëm me kukullën. E izoluar nga vetmia dhe nga zilia që shikonte shoqet e tjera të gjitha bashkë ajo mundohej të shkatërronte dhe këtë shoqëri të shoqeve, por një ditë një murator që punonte pranë pallatit të vajzave e kuptoi sjelljen e vajzës dhe me të folurën e tijë të ëmbël arriti ta bind e ta këshillojë vajzën të ishte tolerante dhe e thjeshtë. Vajza e kuptoi gabimin dhe u bashkua me shoqet e saja.

Misioni Pertej Detit

1944. Fundi i luftës së II Botërore. Katër partizanë zbarkojnë në një ishull Grek përtej detit. Ata kanë dënuar dike emri fals i të cilit mban mbi supe krime të rënda. Filmi fokusohet në vështirësitë me të cilat përballen partizanët në këtë mision. Bile në disa pika duket se misioni do të dështojë.

Muri i gjalle

Filmi bazohet dhe e zhvillon subjektin e një legjende të njohur të sakrificës në kështjellën e Rozafës si një interpretim i lirë i asaj që njerëzit kanë ruajtur në shekuj. Tre vëllezër të martuar vendosin të sakrifikojnë në kështjellë gruan që do tu shpjerë drekën në mënyrë që muri të mos rrëzohet përsëri në tokë.

Nata e pare e lirise





Vjeshtë 1944… Ngjarjet zhvillohen në Beratin e sapoçliruar. Një grup partizanësh ngarkohen me detyrën e normalizimit të jetës në qytet gjatë natës së parë të çlirimit.

Ne Cdo Stine

Zana dhe Bardhyli janë dy studentë që dashurohen. Përmes amplitudave shpirtërore të dashurisë së tyre filmi zbulon ëndrrat dëshirat dhe preferencat e tyre. Me karakteret që kanë pak a shumë të njëjtën moshë por edhe ndryshime midis njëri tjetrit filmi jep portretin e studentit të ri.


KLIKONI ME POSHT