Pages

Tirana Viti Zero

Pas ngjarjeve tragjike të vitit '97, Niku 23 vjeçar jeton në Tiranë me të ëmën dhe të atin e sëmurë. I ndershëm dhe bujar, Niku është në kërkim të punës, por ndjen se është i rrethuar nga kaosi dhe vrasjet. Të gjithë që e rrethojnë flasin vetëm për braktisjen e vendit ashtu si edhe Klara, e dashura e tij, e cila ik në Paris. Vdekja e të atit i shkakton dhimbje; Klara kthehet për të kërkuar Nikun dhe të dy pushtohen nga ideja se mund të duhen vetëm në vendin e tyre.